Ambasadorët e Bashkimit Europian kanë takuar dy krerët e grupit të punës
për hartimin e programit të Qeverisë së majtë për 300 ditët e para,Ilir
Beqja për Partinë Socialiste dhe Edmond Haxhinasto për Lëvizjen
Socialiste për Integrim.

Dy përfaqesuesit e mazhorances se re te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit kane dhene disa nder detajet qe jane diskutuar ne kete takim.

“Ambasadorët ishin shumë të interesuar për shtetin e së drejtës, për luftën kundër korrupsionit, për një sistem drejtësie të pavarur, pra për vlerat themelore të Bashkimit Europian. Ambasadorët ishin të interesuar për të shtyrë përpara bashkëpunimin ekonomik të vendeve respektive me Shqipërinë dhe ishin shumë të interesuar për klimën e biznesit, për domosdoshmërinë e një sistemi të qëndrueshëm fiskal”, tha Beqja.

“U vlerësua fakti që në programin tonë kemi një referencë të vazhdueshme përsa i takon detyrimeve për procesin e integrimit të vendit, për paketën e detyrimeve ose të detyrimeve që duhet të ndërmarrim sa i takon këtij procesi, gjithashtu u vlerësua shumë edhe përqasja që ne kemi, sa i takon angazhimit të opozitës në proceset politike që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit dhe me integrimin e vendit dhe sigurisht gatishmëria jonë për të angazhuar sa më shumë opozitën në të gjithë proceset e ardhshme, që do të kërkojë ky proces integrimi”, tha Haxhinasto.

Sipas zotit Haxhinasto brenda 10 diteve do te jete i gatshem edhe drafti paraprak i programit te perbashket PS-LSI.

Top Channel