F1, Red Bull: Kampionati nuk ka përfunduar

09/07/2013 15:15

Celësi i suksesit tek Red Bulli është përmirësimi i vazhdueshëm i makinës dhe kjo gjë ndodh që nga viti 2009, kur Adrian Newey dizenjoi njëvendëshen magjike që ka fituar tre kampionatet e fundit.

Sebastian Vettel është në rrugën e mbarë për të fituar titullin e katërt kampion kur ka përfunduar gjysma e parë e sezonit aktual dhe duket se Fernando Alonso nuk mund ta ndalojë dot gjermanin, sidomos kur merr parasysh mangësitë e Ferrarit të spanjollit.

Por, tek Red Bulli nuk e shohin kështu situatën. Shefi Christian Horner shpjegoi se “skuderi si Ferrari, Lotus apo Mercedes kanë ende shumë për të dhënë”.

Në një intervistë për ‘Autosport’, Horner tha: “Të fitosh 4 gara në gjysmën e parë të sezonit është fantastike, por nuk të garanton asgjë. Cdo fundjavë duhet të luftosh për fitoren.”

Ky përkushtim i Red Bullit duket në faktin që Adrian Newey shihet në çdo garë duke vëzhguar makinat rivale, ndërsa Tombazis i Ferrarit nuk duket gjëkundi që nga Cmimi i Madh i Spanjës. Detaje…

Top Channel