Europa League, Laçi humbet sërish

09/07/2013 00:00

Laçi ka humbur edhe ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Europa League ndaj skuadrës nga Luksemburgu, Differdang03.

Skuadra shqiptare kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, por goli i Nimanit në minutën e 39 barazpeshoi eliminatoren duke shtuar shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Por dygolëshi i Rafik në pjesën e dytë (55’ dhe 75’) shoi shpresat e laçjanëve dhe mesa duket i sosi edhe durimin futbollistëve të Laçit të cilët morën 3 kartona të kuq në minutat 78, 86 dhe 90.

Ndreka, Vucaj dhe Sefgjini ishin lojtarët që morën nga dy kartona të verdhë secili.

Top Channel