Contador: Froome, i avantazhuar në kronometër

09/07/2013 18:50

Alberto Contador po përpiqet të evitojë me çdo kusht rrëzimet në sprintet finale dhe pas përfundimit të etapës së dhjetë të Turit të Francës, spanjolli deklaroi se është i kënaqur që nuk u përfshi në rrëzimin që dëmtoi hollandezin Tom Veelers.

“Duhet të shmangim rreziqet dhe sot ia dolëm”, theksoi çiklisti i Saxo-Tinkoff, i cili foli edhe për etapën e kronometrit individual ku favoriti kryesor është fanela e verdhë, Chris Froome.

“Froome niset me avantazh për rendimentin, formën që po kalon dhe rezultatet e fundit. Do të jetë një etapë e vështirë dhe duhet dhënë maksimumi. Objektivi im është të minimizoj diferencën në fund. Për momentin nuk mund të mendoj për fitoren në Tur”, shtoi Contador.

Top Channel