Contador: Besoj tek rekuperimi
09/07/2013 00:00
Alberto Contador është i bindur se ende mund të fitojë Turin e Francës.
“Kronometri të martën është më i përshtatshëm për Froome se sa për mua. Unë nisem në dizavantazh krahasuar me liderin e klasifikimit, por do të jap 100% dhe të shohim si do të shkojnë gjërat”, ka deklaruar Contador.
Spanjolli i skuadrës Saxo shprehet se java e fundit dhe jo vetëm etapa e së martës mund të jenë vendimtare. “Po të mos besoja tek rekuperimi nuk do të isha këtu. Por kur ngjit maloren, këmbët u dhembin të gjithëve”, ka shtuar Contador.
Top Channel