Bajern, presidenti Hoennes rrezikon burgun

09/07/2013 16:50

Autoritetet gjermane do të paraqesin në javët e ardhshme një padi ndaj presidentit të Bajernit, Uli Hoennes dhe në kërkesën e prokurorisë mund të përfshihet edhe një kohë burgimi, raportoi të martën e përditshmja gjermane “Bild”.

Prej disa muajsh, policia tatimore është duke hetuar mbi parregullsitë në deklarimin e pasurisë prej Uli Hoennes, pasi ai u vetdenoncua duke treguar se kishte një llogari të fshehtë me më shumë se 20 milionë euro në një bankë zvicerane.

Vetdeklarimi i Hoennes, ndonëse një rrethanë lehtësuese, ishte i detyruar pasi një hetim paralel kishte nisur dhe presidenti i kampionëve të Europës rrezikonte sanksione shumë më të rënda.

Lajmi mbi fshehjen e pasurisë nga taksat nga një prej figurave më popullore në vend ngjalli më parë gjatë vitit një “stuhi” të vërtetë mediatike, ndërsa vetë kancelarja Merkel shprehu pakënaqësinë e saj ndaj Hoennes.

Ndërkohë, Hoeness është rezervuar nga daljet publike së fundmi. Për herë të fundit, ai është shfaqur përpara kamerave në datën 24 qershor, me rastin e prezantimit të Guardiolës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA