Turi rikthehet me etapën e 10-të

08/07/2013 00:00

Pas pushimit 1-ditor në Saint Nazaire, gara për Turin e 100-të të Francës rikthehet të martën me etapën e 10-të të saj, Saint Gildas des Bois-Malo, 197 kilometra e gjatë.

Etapa, e konsideruar si një ndër më spektakolaret e këtij turi, zhvillohet në atë që quhet shpesh si “zemra e çiklizmit”, në rajonin e Brittany në Francë.

Çiklisti britanik i “Sky”, Froome mban fanelën e liderit, atë të verdhë, ndërsa Sagan është pas tij me fanlën e ndjekësit. Të dy ata shihen si pretendentët kryesorë për fitimin e këtij turi, që shënon një vit historik.

Britaniku Chris Froome në përfundim të etapës së nëntë deklaroi se dita e pushimit do të ndihmojë atë dhe shokët e tij të skuadrës së “Sky” për të rigjetur fuqitë për etapën e 10-të, e cila nuk futet në listën e etapave të vështira dhe shihet si favorizuese për sprintierët.

Lista e sprintierëve më të mirë përbëhet nga Cavendish, Greipel, Sagan, Kittel dhe Goss. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë njëri prej tyre që do kalojë vijën e finishit i pari ditën e martë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta