Me fitoren në etapën e nëntë të Turit të Francë, ditën e dielë, Chris Froome shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për të fituar titullin.
Ndonëse një gregar, Froome ka befasuar me formën e tij dhe në një etapë malore, siç ishte ajo e Pirenejve, ai arriti të befasonte sërish, duke mbajtur një ritëm të papërballueshëm për favoritin Contador, që e lejoi të thellonte më tej diferencën me ndjekësit në renditjen e përgjithshme.
“Do të tentoj diçka tjetër. Lodhja është prezente, por ky është momenti vendimtar i Turit, ndaj do të marr disa rreziqe më shumë”, deklaroi Contador gjatë së hënës, ndërsa Froome është shndërruar papritur në njeriun për t’u mundur prej dy herë kampionit të Turit apo Andy Schelck, fitues në 2011-n.
Ndërkohë, nga kjo situatë, i vetmi i përfituar është “Sky”, që sheh se lufta brenda skuadrës mund të motivojë edhe më shumë çiklistët e tjerë. “10 ditët e para të Turit kanë qenë të mrekullueshme për ne, shpresojmë të vazhdojmë kështu”, deklaroi manaxheri i përgjithshëm i “Sky”, Dave Brailsford.
Contador mposhti më parë gjatë vitit lehtësisht Froome në Vueltën e Spanjës, por këtë herë gjërat duken se kanë ndryshuar. “Në Spanjë as që e dija nëse do ta mbarroja dot turin. Nuk isha në formë dhe kisha probleme fizike, por tashmë jam rikthyer në nivelet e mia më të mira”, komentoi Froome, britaniku me origjinë afrikanojugore, që për momentin duket i pamposhtshëm.
Top Channel