Turi, Contador: Nuk mund të sulmoja Froome-n

08/07/2013 00:00

Alberto Contador ka deklaruar pas etapës së nëntë të Turit të Francës se është i lumtur me punën e tij dhe të ekipit Saxo-Tinkoff.

“E rëndësishme është që u ndjemë mirë. U ndjemë shumë më mirë se në etapën e tetë”, theksoi çiklisti spanjoll.

Rivali i tij për fitoren finale të Turit, Froome, tashmë ka marrë fanelën e verdhë të kryesuesit dhe Contador u shpreh se nuk ishte dita për ta sulmuar.

“Kemi edhe shumë kilometra para nesh. Nuk ishte dita për ta sulmuar sepse kishim erën kundër. Froome mbeti i vetëm në krye pasi edhe Quintana nuk e sulmoi shumë. Tani duhet të rekuperoj forcat”, shtoi Contador.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta