
Një kameraman është goditur nga goma e Red Bullit të Mark Webber në Cmimin e Madh të Gjermanisë dhe menjëherë është dërguar në spital me një shpatull të thyer.
Punonjësi u largua me barrelë nga cirkuiti pas dëmtimeve që mori nga goditja e rrezikshme.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) lëshoi një komunikatë për gjendjen e kameramanit: “Paul Allen u godit në anën e majtë dhe u transportua me helikopter në spitalin e Koblenzit. Për asnjë moment nuk e ka humbur vetëdijen.”
Sipas spanjolles ‘AS’, kameramani ka thyer shpatullën dhe ka dëmtime në brinjë.
Top Channel