F1, Hamilton: Ende larg fitimit të një gare

08/07/2013 18:30

Lewis Hamilton beson se do t’i duhet të presë ende një kohë të gjatë, përpara se të festojë suksesin fitoren e tij të parë në timonin e një makine Mercedes.

Ish-kampioni i botës u rendit i pesti në garën e së dielës në Gjermani, edhe pse u nit nga vendi i parë për të disatën herë në këtë sezon.

Problemet me gomat Mercedes duket se janë një prej shkaktarëve kryesorë të formës së dobët në garë të makinës së tij dhe i pyetur nga “BBC”, Hamilton pranoi: “Do të ishte shumë e mirë për moralin një fitore tani, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë edhe për disa kohë”.

“Në këtë sezon fati nuk ka qenë me mua, por nuk i dihet. Një ditë do të vijë edhe fitorja jonë”, shtoi Hamilton, që në garën paraardhëse të Silverstonit ishte në kryesim, kur shpërthimi i një gome e detyroi të humbiste kohë të çmuar, duke e zbritur në vendin e katërt deri në fundin e garës.

Megjithatë, në atë garë, shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili në këtë sezon ka pasur një paraqitje më të mirë se Hamilton, arriti të siguronte fitoren e tij të dytë me Mercedes në këtë sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA