Bolt do të luajë me M. Utd
08/07/2013 00:00
Usain Bolt, atleti i famshëm xhamajkan i cili konsiderohet si njeriu më i shpejtë në planet, do të realizojë ëndrrën e tij për të luajtur futboll me Manchester United.
Më 9 gusht të këtij viti, sprintieri që mban rekordet botërore të garave të 100 dhe 200 metrave, do të veshë fanelën e “Djajve të Kuq” në një ndeshje miqësore ndaj spanjollëve të Sevilla.
Takimi do të zhvillohet për nder të Rio Ferdinand, mbrojtësit të Manchesterit i cili luan sezonin e tij të 12 në “Old Trafford”.
Top Channel