Uimbëlldon (femra), Bartoli fiton turneun
07/07/2013 00:00
Marion Bartoli fitoi titullin e saj të parë në Uimbëlldon pasi mundi në finale gjermanen Sabine Lisicki me rezultatin 6-1, 6-4 në 1 orë e 21 minuta lojë.
Në këtë mënyrë Bartoli bëhet tenistja e parë franceze që fiton këtë turne që pas Amelie Mauresmo, e cila për herë të fundit e ka fituar turneun anglez në vitin 2006.
Pasi mori trofeun në duar, Marion Bartoli tha: “E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 6 vjeç.”
Ajo ngushëlloi edhe kundërshtaren e saj: “E di çfarë ndjen në këto momente pasi e kam kaluar vetë. Por, jam e sigurtë që do të arrish sërish në finale dhe një ditë do e fitosh Uimbëlldonin.”
Top Channel