Turi, Dan Martin fiton etapën e nëntë

07/07/2013 16:40

Çiklisti Dan Martin fitoi etapën e nëntë të Turit të Francës, duke mundur në sprint rivalin Fulgsangm.

Megjithatë, protagonisti i vërtetë i ditës ishte Chris Froome, i cili arriti të ishte në etapën me pesë ngjitje të forta në Pirenej edhe më i shpejtë se Armstrong në ditët e tij më të mira, e iu shkëput sërish liderit të skuadrës së tij, Alberto Contador.

Etapa e ditës së dielë ishte e gjatë 167 kilometra, nga Saint-Girons në Bagneres de Bigorre, një etapë e fortë malore.

Me rezultatin e tij të shkëlqyer, britaniku Froome ka tashmë një avantazh prej 1 minute e 26 sekondash nga ndjekësi më i afërt në renditje dhe pothuajse dy minuta mbi favoritin e madh, Alberto Contador, spanjollin dy herë fitues të Turit që nuk ka dhënë ende “shkëndijat” e para në Tur.

Top Channel