Gjermani, Vettel triumfon në shtëpi

07/07/2013 16:10

Sebastian Vettel theu “mallkimin” e shtëpisë, duke regjistruar për herë të parë një sukses në garën e Nyrburgringut, Gjermani.

I nisur nga vendi i dytë, Vettel arriti të parakalonte Hamilton në start, por dëmtimi i një makine në mesin e garës bëri që të hynte makina e sigurisë në pistë dhe të shkurtoheshin distancat që kampioni i trefishtë i botës kishte krijuar.

Si rrjedhojë, në 20 xhirot e fundit të garës mori jetë një dyluftim spektakolar, me Vettel, të ndjekur nga afër prej Raikkonen, Grosjean e Alonso.

Megjithatë, Red Bulli i Vettel arriti të priste finishin një sekondë përpara finlandezit, ndërsa Alonso u shkëput drejt fundit, duke mbetur i katërti.

Pasi fitoi “pole-position”, e mbylli në vendin e pestë Hamilton, i cili parakaloi drejt fundit Button, me McLaren që vazhdoi të tregojë se pavarësisht përmirësimeve, nuk mund të konkurrojë ende për vende të rëndësishme në klasifikim.

Me notë pozitive përfundon në këtë garë edhe furnizuesja e gomave, Pirelli, që pas problemeve të shumta të një jave më parë në Britaninë e Madhe, ku pesë makinave i shpërthyen gomat gjatë garës, përjetoi një garë të qetë, pa probleme për skuadrat dhe pilotët, që kishin kërcënuar me bojkotimin masiv të garës, nëse ato probleme do të përsëriteshin.

Renditja e Çmimit të Madh të Nyrburgringut, Gjermani (zona e pikëve)

1. Vettel           Red Bull     1h41s14”711
2. Raikkonen    Lotus        +1s008”
3. Grosjean       Lotus        +5s830”
4. Alonso         Ferrari        +7s721”
5. Hamilton      Mercedes    +26s927”
6. Button         McLaren      +27s996”
7. ëebber        Red Bull      +37s562”
8. Perez          McLaren      +38s306”
9. Rosberg       Mercedes    +46s821”
10. Hulkenberg Sauber       +49s892”

Renditja e përgjithshme e pilotëve
1. Vettel              157
2. Alonso             123
3. Raikkonen       118
4. Hamilton           97
5. ëebber              93
6. Rosberg            84
7. Massa               57
8. Grosjean            41
9. Di Resta            36
10. Button             33
…………….

Renditja e skuadrave pas nëntë garave të para të sezonit
1. Red Bull           250
2. Mercedes          181
3. Ferrari              180
4. Lotus Renault   159
5. Force India        59
6. McLaren            49
7. Toro Rosso        24
8. Sauber Ferrari     7

Top Channel