Dopingu, Froome: Turi është pastruar

07/07/2013 13:00

Mbajtësi i fanelës së verdhë dhe kryesuesi i renditjes së përgjithshme të Turit të Francës, Chris Froome, deklaroi se pas një vargu skandalesh dopingu, Turi tashmë është pastruar.

”Është misioni im personal që të tregoj botërisht se ky sport ka ndryshuar”, deklaroi britaniku, që me fitoren e etapës së tetë, ditën e shtunë, fitoi një avantazh prej 51 sekondash ndaj ndjekësit më të afërt në renditje.

I pyetur nëse mund të konfirmojë që nuk ka përforur kurrë substanca të ndaluara, Froome theksoi: “Me 100%. Mund të dal garant për këtë. Dhe mund të garantoj që rezultatet që po arrij, nuk do të anullohen as pas pesë, as pas dhjetë vitesh pasi ato janë reale”.

Për Froome, një gregar i skuadër “Sky”, fitorja në etapën e tetë që përfundoi me një ngjitje 8 kilometra të gjatë me pjerrësi të fortë prej 8,2%, suksesi ishte edhe më “i ëmbël”, pasi la pas tij liderin e skuadrës, Alberto Contador dhe “peshat” e tjera të rënda të Turit, si Cadel Evans, Alajandro Valverte apo Richie Porte.

Top Channel