Wimbledon, Murray sfidon Djokovic në finale

06/07/2013 02:00

Andy Murray siguroi finalen e Wimbledon-it për të dytin vit radhazi, pas një fitoreje dramatike ndaj polakut Jerzy Janowicz, nën çatinë ndriçuese të fushës qendrore.

Britaniku 26-vjeçar u shfaq i nervozuar, kur loja u ndalua pas setit të tretë, për shkak të venitjes së dritës së diellit, por u rikthye më pas për të kompletuar fitoren e tij 6-7 (2-7), 6-4, 6-4, 6-3.

Murray do të diskutojë me Novak Djokovic titullin, të dielën, teksa britaniku do të shpresojë të bëjë diçka më mirë se sa finalja e vitit të kaluar, kur u mposht nga Roger Federer, si dhe t’i japë fund pritjes 77-vjeçare të Britanisë për një titull kampion për individë meshkuj.

Djokovic-it, nga ana e tij, iu deshën afro 5 orë për të mposhtur Juan Martin del Potro në gjysmëfinalen tjetër, gjë që bëri që Murray të priste deri në 18:19 (lokale) për të nisur shërbimin e tij të parë.

Nisja me vonesë, bëri që gjyqtari i turneut, Andrew Jarrett, të zbriste në fushë më 20:30 dhe të njoftonte hapjen e çatisë ndriçuese, për shkak se drita po zbehej.

“Kjo është e padrejtë, është një turne në ambient të hapur”, u ankua Murray. “Po e bëni këtë, vetëm e vetëm sepse ai (Janowicz) është ankuar për dritën prej 45 minutash”.

Top Channel