Turi, Contador: Nuk e di nëse do të sulmoj

06/07/2013 12:30

Pas shtatë etapave të para të Turit të Francës, tashmë vijnë dy etapat e para malore dhe ky do të jetë rasti i Alberto Contador për të sulmuar.

Dy herë fituesi i Turit, çiklisti spanjoll konsiderohet si një prej favoritëve kryesorë për titullin dhe pritet që nga dita e sotme ai të nisë sulmin për fanelën e verdhë të kryesuesit.

”Në ditën e tetë do të shohim se çfarë do të ndodhë. Gjithçka do ta përcaktojmë gjatë garës, në funksion të ndjesive që do të kem unë dhe shokët e skuadrës. Gjatë garës do të vendosim nëse do të përzgjedhim një taktikë më konservatore apo më ofensive”, deklaroi Contador.

Përsa i përket garës në vetvete, spanjolli shfaqi shqetësim për ngjitjen e Pailheres, e kategorisë së parë. “Është një prej pikave më të vështira të Turit dhe do të jetë edhe më e vështirë prej nxehtësisë. Pa dyshim që në këtë qafë do të ketë çiklistë që do të mbeten pas, shpresojmë vetëm që kjo të mos ndodhë me ne”, deklaroi Contador.

Top Channel