F1, Hamilton i merr polin Vettel-it

06/07/2013 00:00

Lewis Hamilton mori pole position-in në Çmimin e Madh të Gjermanisë,
duke lënë pas tij Sebastian Vettel, i konsideruar si favorit duke qenë
se ndodhet në shtëpinë e tij.

Në një dyluftim të afërt në fund të sesionit, Hamilton regjistroi kohën 1:29.398 duke mundur Vettel me 0.103 sekonda.

Hamilton fillimisht ndodhej në vend të dytë me një kohë prej 1:29.540, me Vettel që kryesonte me 0.039 sekonda më shpejt, derisa “Mercedes” u përgjigj dhe e kaloi.

Skuderia në fjalë bëri një llogaritje të gabuar me Rosberg, duke menduar se koha Q2 e arritur prej tij ishte e mjaftueshme për vendin e dytë, por që më vonë rezultoi e kundërta.

Por në gjysmën e dytë të sesionit, pista u trondit kur pothuajse të gjithë pilotët përmirësuan shpejtësinë në sekondat e fundit, me Jenson Button, Daniel Ricciardo dhe Nico Hulkenberg që hynë në dhjetëshen e parë.

Mark Webber bëri që “Red Bull”-i i dytë të renditet i treti, përpara pilotëve të “Lotus”, Kimi Raikkonen dhe Romain Grosjean.

Ricciardo, me “Toro Rosso”, bëri një performancë të mirë dhe do të niset nga vendi i gjashtë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Jean Eric Vergne mbeti i 16-ti.

“Ferrari” mbeti që në fillim jashtë duelit për vendet e para. Felipe Massa dhe Fernando Alonso bënë një paraqitje mesatare duke u renditur në vijën e katërt për garën e së dielës.

Ndërsa Button me “McLaren” ndoqi një taktikë konstante duke zënë vendin e nëntë, i ndjekur nga gjermani tjetër, Nico Hulkenberg.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta