Pas dy sezonesh i huazuar tek Roma dhe Milani, Bojan Krkiç nuk do të ketë vend as në këtë sezon në radhët e Barcelonës.
Sipas “El Mundo Deportivo”, klubi spanjoll, pasi nuk ka arritur të gjejë blerës potencialë për 22-vjeçarin, të paktën do të heqë prej tij barrën e rrogës, duke e huazuar edhe për një sezon të tretë radhazi.
Megjithatë, këtë herë nuk do të përsëritet një përvojë italiane për Bojan, futbollistin e kombëtares spanjolle, që do të zhvendoset në Holandë, për të luajtur në radhët e Ajaksit të Amsterdamit.
Vetë futbollsti duket se e mirëpret transferimin në Holandë, ndërsa një nga drejtuesit e gjigantëve të Amsterdamit gjithashtu u shpreh entuziast për mundësinë e realizimit të këtij transferimi, një huazim me opsion blerje.
”Bojan është një futbollist i mirë, i atij niveli që ne jemi duke e kërkuar. Bën një punë efikase, di të shënojë dhe të japë asist, ndaj duket një mundësi interesante”, deklaroi ai.
Top Channel