" /> ">

Vettel, “i zoti i shtëpisë” në Gjermani

05/07/2013 16:50

Pas një sesioni të parë provash të lira të qeta, Sebastian Vettel u rikthye të tregojë se në Gjermani është ai i “zoti i shtëpisë”, duke regjistruar kohën më të shpejtë në sesionin e dytë, pas mesdite.

Përmirësime edhe tek Ferrari, me Alonson gjashtë të dhjetat pas kryesuesit të renditjes botërore, një rezultat inkurajues, veçanërisht duke pasur parasysh që në provat e para ai nuk mundi dot të regjistronte asnjë kohë, për shkak të një problemi elektrik të “kokëkuqes”.

Vazhdon të befasojë fituesi i garës së fundit, Rosberg, i cili regjistroi kohën e dytë më të mirë me Mercedes, duke lënë edhe një herë të shkëputur pas shokun e skuadrës, Leëis Hamilton.

I shpejtë edhe Raikkonen me Lotus, i cili regjistroi kohën e pestë më të mirë. Këto janë dhjetë kohët më të shpejta, të regjistruara në seancën e dytë të provave të lira në Nyrburgring.

1.Vettel       Red Bull     1m30.416s
2.Rosberg    Mercedes    +0.235s
3.Webber     Red Bull     +0.267s
4.Grosjean   Lotus         +0.427s
5.Raikkonen Lotus         +0.432s
6.Alonso      Ferrari        +0.640s
7.Massa       Ferrari        +0.643s
8.Hamilton   Mercedes    +0.888s
9.Button      McLaren      +1.152s
10. Di Resta Force India +1.381s

Top Channel