Turi, Sagan: Fitorja, në momentin më të papritur

05/07/2013 18:20

Fituesi i etapës së shtatë të Turit të Francës, Peter Sagan, u shpreh shumë i lumtur për etapën e parë të fituar prej tij në këtë Tur.

Në kalimin e finishit, në përfundim të etapës 205 kilometra të gjatë Montpellier-Albi, Sagan u shpreh: “Ndihem shumë shumë mirë. Jam tepër i kënaqur dhe dua të falenderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës për punën e bëra. Pa ta do të kishte qenë e pamundur që të arrija këtë fitore”.

Sllovaku, kujtoi se pas rrëzimit që pësoi një ditë më parë, nuk ndihej mirë gjatë mëngjesit dhe nuk e kishte menduar kurrë se mund të arrinte të fitonte etapën.

Megjithatë, pasi mbërriti i dyti në tre etapa të tjera nga pesë etapat e para, Sagan ndien se në një farë mënyre, u vu drejtësia në vend. “Kisha besim tek vetja dhe u përpoqa të bëja më të mirën, por është pak ironike që fitorja nuk erdhi në momentin në të cilin ndihesha më mirë”, tha çiklisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA