Turi i Francës, Sagan fiton etapën e shtatë

05/07/2013 18:00

Mbajtësi i fanelës së gjelbërt të sprintierit më të mirë në Turin e Francës, Peter Sagan, thelloi avantazhin e tij duke fituar këtë të premte etapën e shtatë, e gjatë 205,5 kilometra, nga Montpellier në Albi.

Etapa e fundit fushore përpara dy ngjitjeve të vështira malore, në dy ditët që vijojnë, u fitua prej sllovakut në një sprint final spektakolar, në të cilin arriti t’i shkëputej John Degenkolb.

Britaniku Cavendish, fituesi i etapës së djeshme dhe një prej pretendentëve kryesore të fanelës së gjelbërt, pa shanset e tij të sfumoheshin për suksesin përfundimtar, pasi së bashku me ekipin mbetën të shkëputur në ngjitjen e dytë të ditës.

Përsa i përket fanelës së verdhë të kryesuesit, pas etapës së shtatë ajo vazhdon të mbahet prej Daryl Impey.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA