Zyrtare/ Nuk ka më vend për dyshime, zbulohet vendimi i Sylvinhos për Ernest Muçin në Kombëtare
Nga shokë skuadre në kombëtaren italiane, në bashkëprotagonist në ekran… këta janë Mario Balotelli dhe Andrea Pirlo.
Dy protagonistë kryesorë të vendit të tretë të arritur në qershor në Kupën e Konfederatave, mesfushori i Juventusit dhe sulmuesi i Milanit u bashkuan tre ditë së bashku, por larg atyre destinacioneve bregdetare në të cilën ndodhen shumica e futbollistëve të tjerë në këtë periudhë të vitit.
Për SuperMarion dhe fantazistin, ditët u kaluan në Bresso, pranë Milanos, duke u marrë me punë, konkretisht me regjistrimin e një fushate të re publicitare për “Mediaset Premium”.
“Ata të dy janë imazhi më i mirë për këtë reklamë. Në një farë mënyrë, Pirlo kthehet në shtëpi, jo me fanelën kuqezi, por me atë të “Mediaset”-it”, deklaroi Pier Silvio Berlusconi, i biri i ish-kryeministrit të Italisë, njëkohësisht pronar i Milanit dhe rrjetit televiziv “Mediaset”.
Top Channel