F1, pilotët kërcënojnë me bojkot

05/07/2013 05:00

Pilotët e Formula 1 kanë kërcënuar me bojkot të Çmimit të Madh të Gjermanisë, të dielën, nëse përsëriten sërish problemet me gomat Pirelli, siç ndodhi në Silverstone të Britanisë.

Federata e Pilotëve (Grand Prix Driver’s Association), e cila përfaqëson pjesën më të madhe të pilotëve të F1, njoftoi se anëtarët e saj duan të shprehin shqetësimet e tyre më të thella.

GPDA shtoi: “Nëse probleme të njëjta do të shfaqen edhe në Gjermani, ne do të tërhiqemi menjëherë nga gara”.

6 pilotë u prekën nga problemet me gomat gjatë Çmimit të Madh të Britanisë, fundjavën e kaluar.

Lewis Hamilton i Mercedes, pilotët Felipe Massa dhe Fernando Alonso të Ferrari-t, Jean-Eric Vergne i Toro Rosso-s, Esteban Gutierrez i Sauber-it dhe Sergio Perez i McLaren-it ishin pilotët, të cilët rrezikuan shumë gjatë atyre aksidenteve.

Furnizuesi i gomave Pirelli ka prodhuar një gomë me dizajn të ndryshëm për garën e kësaj fundjave, në përpjekje për të zgjidhur problemin.

Në deklaratën e GPDA-së thuhej: “Ne besojmë se ndryshimet e bëra te gomat do të japin rezultatet e dëshiruara dhe se probleme të ngjashme nuk do të ndodhin gjatë garës së Gjermanisë në fundjavë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA