Zyrtare/ Nuk ka më vend për dyshime, zbulohet vendimi i Sylvinhos për Ernest Muçin në Kombëtare
Makinat Mercedes, që pas testit të famshëm me gomat Pirelli për të cilin “iu tërhoq veshi” nga FIA, duket se kanë marrë krahë. Në sesionin e parë të provave të lira të Cmimit të Madh të Gjermanisë, Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg lanë pas të gjithë makinat e tjera.
Mark Webber (Red Bull) regjistroi kohën e tretë më të shpejtë, duke lënë pas Sutil (Force India), Raikkonen (Lotus) dhe Massa (Ferrari).
Për tu harruar ky sesion i parë për pilotin tjetër të Ferrarit, Fernando Alonso. Spanjolli nuk realizoi dot asnjë xhiro për shkak të një problemi elektronik fillimisht e më pas për shkak të një problemi në motor.
Cmimi i Madh i Gjermanisë do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Nurburgringut dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel. Provat zyrtare të shtunën në orën 14:00 dhe gara të dielën në të njëjtën orë.
Top Channel