Ciklizëm, Radioshack nuk rinovon me Schleck

05/07/2013 00:00

Ekipi Radioshak Leopard ka njoftuar se nuk do të rinovojë kontratën me çiklistin Frank Schleck, të cilit i përfundon pas pak ditësh dënimi pasi doli pozitiv në Turin e Francës së vitit 2012.

“Pasi analizuam situatën vendosëm që bashkëpunimi mes Franck Shchleck dhe ekipit çiklistik Radioshack Leopard Trek të mos vazhdojë më tej. Leopard i uron suksese të mëtejshme në karrierë”, lexohet në komunikatë.

Luksemburgasi Schleck, i cili mohoi se ka qenë i përfshirë në skandalin e dopingut, u njoh me dënimin e tij në janar të vitit 2013.

Por dënimi i nisi më 14 korrik të vitit 2012, atëherë kur rezultoi pozitiv, dhe përfundon në 14 korrik të vitit 2013.

Top Channel