Turi, tërhiqet Van den Broeck

04/07/2013 15:10

Ciklisti belg Jurgen van den Broeck është çiklisti i parë me emër që braktis Turin e Francës. Pjesëtari i ekipit Lotto-Belisol ka pësuar një dëmtim në gju dhe nuk mund të vazhdojë garën.

Një zëdhënës i ekipit tha se Van den Broeck, i katërti në klasifikimin e Turit të vitit të kaluar, u dëmtua pas një rrëzimi masiv që ndodhi në 200 metrat e fundit të etapës së ditës së mërkurë.

Gjithashtu, ky Tur i Francës është braktisur edhe nga Maxime Bouet i AG2R La Mondiale, i përfshirë në rrëzimin e sipërpërmendur. Bouet pati një dëmtim të rëndë në kyçin e dorës së majtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA