Andre Greipel mposhti në sprintin final të etapës së gjashtë të Turit të Francës Peter Saganin dhe mori fitoren e parë në këtë edicion, një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën Lotto-Belisol që në mëngjes mori vesh lajmin e braktisjes së Turit të çiklistit më të mirë në radhët e veta, belgut Van Den Broeck.
“Paradite morëm vesh për tërheqjen e shokut tonë dhe donim që këtë fitore t’ia dedikonim atij. I gjithë ekipi luftoi shumë për këtë sukses”, deklaroi çiklisti gjerman pas përfundimit të etapës.
Greipel shtoi se pavarësisht faktit që nuk do të kenë mbështetjen e Van Den Broeck, skuadra Lotto-Belisol do të luftojë për fitore të tjera në këtë Tur.
“Kjo ishte fitorja jonë e parë, por duam të tjera. Suksesi i sotëm do të na japë moral për etapat e tjera”, nënvizoi Greipel.
Top Channel