Turi, Greipel fiton etapën e gjashtë

04/07/2013 17:50

Cavendish nuk mundi të festonte fitoren e tij të 25 në Turin e Francës sepse këtë gjë ia ndaloi gjermani Andre Greipel i ekipit Lotto.

Sagan përfundoi etapën e gjashtë të Turit i dyti, Kittel i treti dhe Cavendish i katërti, ndoshta i penguar edhe nga një rrëzim 30 kilometra nga finishi.

Kjo është fitorja e pestë e Greipel në Turin e Francës.

Fanela e Verdhë tashmë ka ndërruar “pronar”, por jo ekip. Afrikano-jugori Daryl Impey i Orica-GreenEdge është tashmë zotëruesi i saj duke ia marrë shokut të tij të skuadrës, australianit Gerrans.

Ja 8 çiklistët e parë që prenë finishin e etapës së gjashtë të Turit të Francës:

1    André Greipel    03:59:02
2    Peter Sagan    
3    Mark Cavendish    
4    Juanjo Lobato    
5    Alexander Kristoff    
6    José Joaquín Rojas    
7    Danny van Poppel    
8    Roberto Ferrari    

Top Channel