Turi, Contador: Falenderoj ekipin

04/07/2013 18:00

Alberto Contador kaloi një tjetër ditë pa probleme edhe pse pasi preu vijën e finishit të etapës së gjashtë të Turit të Francës pranoi se për të ishte një etapë jo e qetë.

“Ishte një ditë me shumë stres sepse kishte erë të fortë. Isha pozicionuar shumë mirë brenda grupit falë punës së shkëlqyer të ekipit tim që më mbante gjithmonë në kushte të përshtatshme”, deklaroi çiklisti spanjoll.

Ai shtoi se shpreson që puna e bërë në javën e parë të Turit ta ndihmojë në etapat e vështira malore: “Shpresoj të jem në lartësinë e duhur në mal.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA