Shkodër, aksident me pasojë vdekjen

04/07/2013 22:30

Një aksident, me pasojë vdekjen e një personi, ka nodhur pasdite në Shkodër, në vendin e quajtur zona industriale.

Viktima është shtetasi Prekë Franja, 53 vjeç, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë, në momentin e përplasjes nga një automjet, që po lëvizte me shpejtësi.

Ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital nga kalimtarë të rastit, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Prekë Franja ka mbërritur në gjendje tepër të rëndë në spitalin e Shkodrës dhe vetëm pak minuta më pas ai ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra në kokë dhe disa pjesë të trupit.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.

Top Channel