PSG, pezullim 1-vjeçar për Leonardo

04/07/2013 00:00

Apeli jo vetëm që ka konfirmuar dënimin ndaj drejtorit sportiv të Paris
Saint Germain, Leonardo, por e ka zgjatur atë më shumë nga sa pritej.

Leonardo kishte shtyrë një arbitër në përfundim të një ndeshjeje në kampionatin e kaluar dhe tani pasojat duket se do të jenë fatale për të.

Drejtuesi është pezulluar deri në qershorin e vitit të ardhshëm, 2014, ndërsa vendimi në shkallën e parë parashikonte një pezullim deri në shkurt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta