Liga e Europës, Teuta e Kukësi me këmbë të mbarë

04/07/2013 22:15

Ia ka dalë mbanë Teuta të fitojë përballë favoritëve në letër të Dacia Chisinau. Skuadra e drejtuar nga Magani ka fituar ndeshjen e parë në “Niko Dovana”, 3-1 përballë skuadrës moldave, duke qenë shumë pranë kualifikimit nga ky raund i parë eliminator në kompeticionin “Europa League”.

Xhafaj zhbllokon ndeshjen në minutën e 29-të të takimit, ndërkohë që brenda pjesës së parë Dacia barazon, duke dhënë sinjalet e një ndeshjeje të vështirë për skuadrën durrsake.

Gjithsesi, në pjesën  e dytë, Teuta kontrollon lojën dhe tenton të godasë herë pas here. Në momentin kur ritmi i ndeshjes kishte rënë është Dosti, ai që i jep sërish avantazhin skuadrës së Maganit, ndërkohë që skuadra moldave u duk e dorëzuar.

Mancaku ishte në një ditë shumë të mirë dhe këtë e konfirmoi në minutën e 73-të me një supergol, duke i çuar shifrat në 3-1 dhe duke i dhënë akoma më shumë shpresë Teutës për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet të enjten e ardhshme.

Skuadra tjetër shqiptare e Laçit është turpëruar në Korçë, ku u mund nga ekipi i Differdange nga Luksemburgu, 0-1. Fituesit e Kupës së Shqipërisë nuk kanë arritur të fiojnë, me gjithë kushtet e krijuara dhe pavarësisht se përballë kishte një skuadër aq të vogël e të dobët, si Differdange.

Ndeshja e tyre e kthimit do të zhvillohet ditën e martë. Ndërkohë, në trasfertën estoneze, Kukësi ka arritur të barazojë 1-1 me Flora Talin, një rezultat që i jep shpresë për ndeshjen e kthimit në Kukës, pas një jave. Golin e barazimit për skuadrën e Cungut e shënoi Progni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA