Fiorentina-Gomez, ende pa akord

04/07/2013 00:00

Fiorentina ka konfirmuar interesimin e saj për Mario Gomez, por aktualisht me Bayern nuk janë kushtet e duhura për të mbyllur tratativat.

“Mes dy klubeve ka një ‘fair play’ financiar, të cilën duam ta respektojmë në bazë të parametrave të caktuar”, ka deklaruar drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Prade.

Në kuadër të prezantimit të fanelave të reja, në qendrën sportive të Firences, Parde ka vijuar: “Mbërritja e lojtarëve të rinj në ekipin tonë nuk varet nga konçesionet që iu bëjmë të tjerëve. Për këtë kemi qenë të qartë. Nëse ka tratativa do mundohemi ta sjellim”.

Kjo përgjigje e drejtorit sportiv erdhi pas pyetjeve të gazetarëve nëse Fiorentina do të lëshonte Stefan Jovetiç për të arritur tek Mario Gomez.

E sigurt është se negociatat Fiorentina-Bayern do të vazhdojnë duke parë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy kompanive.

Mbetet vetëm për t’u gjetur kombinimi i duhur mes ofertës dhe kërkesës, që në këto momente shkon nga 15 milionë euro të ofruar nga italianët në 20 të kërkuar nga gjermanët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta