F1, Alonso: Nuk kemi frikë të garojmë

04/07/2013 15:30

Fernando Alonso i vjen në ndihmë gomave Pirelli. Piloti i Ferrarit ka deklaruar nga Gjermania, aty ku do të zhvillohet gara e radhës e kampionatit të Formulës 1, se pas incidenteve në Silverstone, Pirelli do të marrë masat e duhura për pistën e Nurburgringut.

Pas asaj që pamë në Silverstone, shkojmë në Nurburgring me besimin që Pirelli do të bëjë përmirësimet e nevojshme. Shpresoj që të pilotojmë të sigurtë”, deklaroi spanjolli.

“Nuk mund të bëjmë parashikime për gomat e reja pasi askush nuk i ka provuar, por shpresojmë që gara të mos jetë e rrezikshme”, shtoi Alonso.

Cmimi i Madh i Gjermanisë do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Nurburgringut dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel. Provat zyrtare të shtunën në orën 14:00 dhe gara të dielën në të njëjtën orë.

Top Channel