Chelsea kërkon De Rossi-n

04/07/2013 00:00

Chelsea është vënë në gjurmët e Daniele De Rossi dhe javën e ardhshme Jose Mourinho do t’i paraqesë Romës një ofertë prej 12 milionë eurosh për mesfushorin italian.

Sipas “Daily Mirror”, De Rossi është objektivi i parë për mesfushën e bluve, që janë gati të rinegociojnë nëse oferta e parë refuzohet.

Ndërkohë, sipas britanikes “The Guardian”, në Stamford Bridge pritet të vijë një tjetër portier, John Ruddy, për të cilin londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 8 milionë euro. Sipas gazetës, mbrojtësi ekstrem i Norwich është zgjedhur për të zëvendësuar Petr Cech.

Ndërkohë, nuk ka mjaftuar takimi i së mërkurës me David Moyes për të njohur të ardhmen e sulmuesit Wayne Rooney, për të cilin flitet se mund të largohet nga Manchester United.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta