Manchester City ‘ndez’ garën për titull, mposht Arsenalin në ndeshjen direkte
Numri një në botë në tenisin mashkullor, serbi Novak Djokoviç, arriti të fitonte në tre sete ndaj çekut Thomas Berdych 7-6, 6-4, 6-3, duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e Grand Sleam të Uimbëlldonit, i vetmi nga katër titujt e mëdhenj që zhvillohet në bar.
Për Djokovic, favorit kryesor për titullin pas eliminimit surprirzë në dy raundet e para të Federer e Nadal, vështirësi pati vetëm në setin e parë, ndërsa rezistenca e Berdych nisi të zbehej me kalimin e seteve.
Për serbin, do të jetë argjentinasi Del Potro rivali i ardhshëm, pasi numri tetë në botë mundi spanjollin Ferrer, finalist në “Roland Garros”, duke fituar për herë të parë të drejtën e pjesëmarrjes në një gjysmëfinale në Uimbëlldon.
Andy Murray, i konsideruar në letër si rivali i vetëm i vështirë për Djokoviç, shmangu një eliminim zhgënjyes në një ndeshje dramatike ndaj Verdascos, të fituar në pesë sete në përmbysje, 4-6, 3-6, 6-1, 6-4, 7-5.
Rivali i “të zotit të shtëpisë” në katërshe do të jetë surpriza e vërtertë e këtij turneu, 22-vjeçari Jerzy Janoëicz. Numri 59 në botë mposhti në tre sete gjatë së mërkurës bashkëkombasin e tij Lukasz Kubot.
Top Channel