UEFA i shpall “luftë” dopingut

03/07/2013 04:50

UEFA thellon luftën antidoping dhe, duke nisur nga sezoni 2013-14, do të zhvillojë analiza gjaku në të gjitha kompeticionet.

“UEFA ka kryer analiza gjaku vetëm në Euro 2008 dhe Euro 2012 – lexohej në uebsajtin e institucionit të drejtuar nga presidenti Platini. – Por, tashmë analizat mund të kryhen si gjatë kompeticioneve, ashtu edhe jashtë tyre, teksa lojtarëve do t’u kërkohet vetëm një kampion urine, gjaku ose të dyja bashkë”.

Vendimi, i marrë majin e kaluar gjatë mbajtjes së Komitetit Ekzekutiv në Londër, ka hyrë në fuqi të hënën. Federatat anëtare të UEFA-s dhe klubet, që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane, janë informuar në lidhje me ndryshimet dhe u është kërkuar të informojnë lojtarët dhe personelin.

E reja parësore e normës antidoping 2013 sheh një klauzolë, që përshkruan procedurën e kontrollit të lojtarëve individualë jashtë gare, larg aktivitetit të skuadrës. Këto kontrolle mund të kryhen kur lojtarët dhe/ose skuadrat kanë pasur shkelje të ndryshme dhe kanë arritur një gjendje fizike, që justifikon testet e atletëve individualë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA