Turi, Contador: Sukses që nuk u rrëzova

03/07/2013 19:20

Një prej favoritëve për fitimin e Turit të Francës, Alberto Contador, e konsideroi si një “fitore të veçantë” arritjen e tij deri në finishin e etapës së pestë.

Fituesi i dyfishtë i Turit është mësuar me suksese shumë më të mëdha se përballimi i një etape, por një rrëzim në një ngjitje malore, gjatë etapës së pestë drejt Marsejës, rrezikoi që të dëmtonte rëndë spanjollin.

“Të shmangësh një rrëzim si ai që ndodhi është një sukses i madh më vete, më i rëndësishëm se fitorja e një etape. Ndihem i kënaqur pasi sot arrita të shmang dy rrëzimet masive që ndodhën gjatë ditës. Deri më tani, kam arritur gjithmonë pozicione të mira falë punës së përbashkët të skuadrës, por mjafton një sekondë nëse je i pafat dhe je jashtë Turit të Francës”, deklaroi Contador.

Nuk pati të njëjtin fat si Contador bashkëkombasi i “RadioShack”, Zubeldia, i cili në rrëzim pësoi një frakturë në pëllëmbën e dorës së majtë, duke u detyruar që të braktisë në mënyrë të parakoshme Turin.

Top Channel