F1, Pirelli: Gomat janë të sigurta

03/07/2013 00:00

Pirelli do të paraqitet të enjten para Komisionit Teknik të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) për të dhënë sqarime për incidentet me gomat që i ndodhën 5 pilotëve të ndryshëm në garën e Silverstonit.

Por, para kësaj mbledhjeje në Nurburgring, kompania italiane justifikoi shpërthimet e gomave të dielën e kaluar. Në një komunikatë zyrtare Pirelli ka theksuar se gomat e tyre japin garanci dhe se incidentet ndodhën për shkak të disa rrethanave që nuk kanë lidhje me markën.

Pirelli nënvizon se fajin për shpërthimet e gomave e kanë vetë skuderitë. Ja tre faktorët që sipas tyre bënë që gomat të mos duronin në Silverstone: montimi i gomave të pasme në krah të kundërt (goma e djathtë majtas dhe goma e majtë djathtas); fryrja jo në maksimum e gomave; ashpërsia e bordurave të Silverstonit, sidomos në kthesën numër 4.

“Gomat e vitit 2013 janë krejtësisht të sigurta për pilotët… gjithmonë nëse përdoren në mënyrën e duhur”, lexohet në komunikatë.

Gjithsesi, Pirelli do të ndryshojë përbërjen e gomave duke nisur që nga provat e lira të Cmimit të Madh e Gjermanisë ditën e premte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta