
Duket se ka diçka për të cilën Ferrari dhe Red Bulli bien dakord: Mercedes është një pretendent serioz për të fituar titullin kampion.
Domenicali dhe Horner, shefat e këtyre skuderive, mendojnë se skuderia gjermane është përmirësuar ndjeshëm dhe duhen marrë parasysh në garat e ardhshme.
Shefi i Red Bullit tha: “Janë një ekip i mirë, kanë një makinë të shpejtë dhe dy pilotë të talentuar. Do të jenë një kundërshtar i fortë deri në fund të sezonit, ashtu si Ferrari dhe Lotus.”
Ndërsa shefi i Ferrari u shpreh: “Jo vetëm Red Bulli është i fortë, por në luftë ka hyrë edhe Mercedes pasi kanë zgjidhur problemet që kishin me konsumin e gomave.”
Cmimi i Madh i Gjermanisë do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Nurburgringut dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel. Provat zyrtare të shtunën në orën 14:00 dhe gara të dielën në të njëjtën orë.
Top Channel