Dukej sikur do të ishte dita e lamtumirës, sic është mësuar cdo tifoz i Milanit me lëvizjet e yjeve në mërkato gjatë viteve të fundit, përkundrazi ishte rinovimi i bashkëpunimit.
El Shaarawy dhe Milan, sic thotë edhe deklarata e lëshuar menjëherë nga klubi kuqezi pas takimit, “do të ecin përpara së bashku”. Ky ka qenë epilogu i takimit mes Faraonit dhe administratorit të deleguar kuqezi, Galliani, i pritur me ankth vecanërisht nga lojtari.
“Nuk ka merkato, bien poshtë zërat, asnjë përafrim me idetë tona”, shkruan Milan në uebsajtin e tij. “Zbardhet takimi mes Adriano Galliani-t, Stephan El Shaarawy-t dhe agjentit të kampionit të ri të Milanit. Gjithçka shkoi më së miri. Stephan, prej kohësh tifoz i Milanit, ka ritheksuar dëshirën e tij për të vazhduar të luajë me fanellën kuqezi. Milan e El Shaarawy vazhdojnë përpara, sic kanë bërë nga qershori 2011”.
Top Channel