Egjipt, Mursi refuzon gjeneralët

03/07/2013 00:00

Mursi vazhdon të paraqitet sfidues dhe këmbëngul se mbetet presidenti legjitim i Egjiptit, edhe pse situata në vend sa vjen e rëndohet dhe trazirat nuk japin shenja qetësimi.

Protestat masive në kryeqytetin Kajro kanë marrë të tjera jetë njerëzish. Në një fjalim televiziv mbrëmjen e së martës, kreu i shtetit refuzoi ultimatumin e ushtrisë që kërkonte zgjidhjen e krizës brenda ditës së sotme.

“Nuk marr urdhra prej gjeneralëve”, ishte mesazhi i Mursit që i nxiti protestuesit të mbeten paqësorë. 16 vetë humbën megjithatë jetën në një tubim pro-kreut të shtetit gjatë orëve të natës.

Ushtria më herët nxorri disa detaje të një “roadmap”-i të hartuar për të ardhmen e vendit. Ato parashikojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale, pezullimin e kushtetutës së miratuar rishtazi dhe shpërbërjen e parlamentit. Të hënën, ushtria paralajmëroi se do të ndërhyjë nëse nuk gjendet një zgjidhje e situatës duke i dhënë Mursit 48 orë kohë për të arritur një marrëveshje me opozitën.

Por, fjalimi sfidues i presidentit tregoi se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Edhe pse e pranoi të drejtën e njerëzve për demonstrata paqësore, Mursi këmbënguli të tregonte se respekti për rendin kushtetutes është garancia e vetme kundër gjakderdhjes së mëtejshme.

“Atëherë kur ka dhunë e banditizëm, mua më duhet të reagoj”, u shpreh ai dhe shtoi se do të ishte i gatshëm të jepte jetën për të mbrojtur legjitimitetin kushtetutes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA