E ardhmja e Edinson Cavani me shumë gjasa nuk do të jetë as Chelsea dhe as Reali i Madridit, dy klubet që kanë shfaqur interesimin më të madh për uruguajanin deri tani.
Nga Parisi, vjen këtë të mërkurë “bomba”, kampionët e Francës janë të gatshëm të paguajnë menjëherë 63 milionë euro për futbollistin, që është edhe vlera e shitjes së tij automatike nga Napoli.
Golashënuesi më i mirë i Serisë A, i cili preferon Realin, por ka arritur një marrëveshje edhe me Mourinhon, do të joshej nga parizienët me një pagë më të lartë se ajo që i kanë propozuar të dy klubet e tjera.
Në atë që është një prej tratativave më të gjata të kësaj vere, të gjithë të interesuarit e tjerë për futbollistin nuk kanë mbërritur deri në pagimin e klauzolës së lëshimit, duke ofruar në rangun e 50-55 milionë eurove apo marrëveshje ku të përfshiheshin edhe futbollistë të tjerë.
Për Paris SG i preferuari në këtë merkato ishte Falcao, por pasi kolumbiani shkoi tek rivalët e Monakosë, tashmë Cavani është vendosur në krye të listës së dëshirave të trajnerit Laurent Blanc.
Top Channel