
Grupet e tifozëve që e quajnë veten ultras janë më problematikët në stadiumet e mbarë botës. Shpesh ata bëhen shkak i ndëshkimeve të skuadrës së tyre dhe ndonjëherë shkojnë deri atje sa të pezullojnë takimet.
Pikërisht për të shmangur ndeshkimin e skuadrave të tyre, por edhe për të nxjerrë inatin me tifozerinë kundërshtare, dy grupet ultras të skuadrës së AIK dhe të Gotenborgut në Suedi, organizuan takimin e sherrit.
Për disa minuta, të veshur me ngjyrat e skuadrave përkatëse, ultrasit shkëmbyen grushte ndaj njëri-tjetrit duke respektuar rregullin “kur kundërshtari bie në tokë, nuk preket”.
Për më tepër ndiqni videon. Sa për informacion, ultrasit e AIK janë me fanela të zeza, ata të Gotenborg me të kuqe.
Top Channel