Turi, Gerrans shijon momentin

02/07/2013 00:00

Australiani Simon Gerrans është mbajtësi i ri i fanelës së verdhë në Turin e Francës dhe u shpreh shumë i kënaqur për fitoren e tij të dytë radhazi (fitoi etapën e tretë të hënën dhe kronometrin ekipor të martën.)

“Nuk bëhet më mirë: të fitosh dy ditë radhazi dhe të veshësh fanelën e verdhë. Është një ëndërr që bëhet realitet. Nuk ishim favoritë për etapën e sotme, por kemi një ekip të ekuilibruar”, deklaroi pas etapës së katërt Gerrans.

Ciklisti kujtoi edhe të parin australian që ka veshur fanelën e verdhë në Turin e Francës: “Ndihem krenar që vesh fanelën që për herë të parë nga patriotët e mi e ka veshur Phil Anderson, njeriu nga i cili nisi gjithçka në vitin 1981. Është diçka e veçantë për mua.”

Top Channel