Tiranë, eksploziv makinës së ish-punonjësit të bashkisë
02/07/2013 00:00
Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar thuajse plotësisht automjetin e një ish-punonjësi të Bashkisë së Tiranës.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të ditës së martë. Sipas policisë së kryeqytetit, shpërthimi është regjistruar rreth orës 02:00 në rrugën “Ali Demi”.
Sasia e eksplozivit ishte vendosur në automjetin tip “Volkswagen” me targa TR 4077 L në pronësi të shtetasit A.Z, ish-punonjës i Bashkisë së Tiranës.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të plagosur, por vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të saj.
Top Channel