Paulinho zgjedh Totenhemin

02/07/2013 00:00

Mesfushori brazilian, Paulinho është një lojtar i Totenhemit. Skuadra angleze ka lëvizur shpejt në merkato duke nënshkruar me lojtarin një kontratë që do të derdhë në arkat e Korinthians 20 milion euro.

Në fakt oferta e skuadrës londineze qendronte prej ditësh në zyrat e klubit brazilian që edhe ai nga ana e tij kishte rënë dakort dhe priste vetëm rënien dakort të lojtarit. Vetë Paulinho njoftoi lajmin se ka zgjedhur Totenhemin për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

24-vjecari brazilian kërkohej edhe nga Interi e Roma në Serinë A, ndërsa kishte interesim, por pa një ofertë konkrete edhe prej Realit të Madridit.

“Kalova tre vite të mrekullueshme tek Korinthians. Falenderoj të gjithë për gjithcka kanë bërë për mua”, deklaroi futbollisti që ishte një ndër protegonistët e Brazilit në fitimin e Kupës së Konfederatave.

Top Channel