Barcelona synon Julio Cesar dhe Thiago Silva

02/07/2013 00:00

Paraqitjet e mira në ndeshjet e Kupës së Konfederatave, ku edhe u shpall kampion me Brazilin e tij duke mundur në finale 3-0 Spanjën, kanë bindur drejtuesit e Barcelonës për të këmbëngulur në afrimin në Camp Nou të Julio Cesar.

Cesar aktualisht është nën kontratën 4-vjecare të nënshkruar me skuadrën angleze të QPR-së, që pas largimit prej Interit. Por ajo që mund të thjeshtojë operacionin për transferimin e tij në Barcelonë është një klauzolë e futur në kontratë nga menaxheri i portierit brazilian e cila thotë që nëse skuadra bie në një kategori më poshtë (gjë që ndodhi), atëherë kontrata mund të prishet për 3 milion euro.

Por vec portierit, Barcelona është duke kërkuar një tjetër përforcim në sektorin e mbrojtjes, e cila me dëmtimet e shumta të Pyol, por edhe moshës së tij të madhe, duhet rinuar. Katalanasit synojnë një ndër mbrojtësit më të mirë, pikërisht Thiago Silva-n, qendërmbrojtësi brazilian i gozhduar nga PSG.

Vetë ai e pranon dicka të tillë, megjithëse nuk e fsheh simpatinë për teknikut dhe skuadrën e Barcelonës.

“Tito është një trajner i shkëlqyer. Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Barcelonës folëm pak dhe ai më kërkoi të luaj për të. Në futboll asnjëherë s’i dihet, por për momentin ndjehem mirë në Paris dhe është e vështirë që të largohem. PSG nuk ka ndërmend të më shesë dhe situata është shumë ndryshe nga një vit më parë kur isha tek Milani”, deklaroi Thiago Silva.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta